E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lajthit” Ekleston: “Vdekja e Aerton Senës i shërbeu F1”

“Vdekja e Aerton Senës ishte një tragjedi e madhe, por i bëri mirë Formulës 1”. Ekleston i mohoi më pas fjalët, por gazetari që e intervistoi konfirmoi gjithçka, duke iu referuar regjistrimeve gjatë intervistës.

“Ishte një publicitet për sportin tonë. Ai që nuk kishte dëgjuar kurrë për Formulën 1, pas vdekjes së tij filloi të interesohet për këtë sport”, citohet të ketë thënë pronari i sportit të makinave.

Ashtu siç ishte parashikuar, fjalët e tij kanë provokuar reagime të ashpra në Brazil. Edhe pse Ekleston është përpjekur të mohojë çdo gjë, intervistuesi brazilian, Fabio Seixas, ka treguar për radiot lokale regjistrimet, të cilat konfirmojnë fjalë për fjalë deklaratat cinike të bosit të Formula 1.

Nuk duhet harruar se kjo nuk është hera e parë që Berni Ekleston lëshon deklarata të çuditshme. Në korrik të vitit të kaluar ai provokoi sërish opinionin publik me një intervistë në “Times”, ku i thurrte lavde Hitlerit, Sadam Huseinit dhe Talebanëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›