Leonardo i kënaqur: Fitore që vlen më shumë se tri pikë
Më në fund trajneri i Milanit, Leonardo mund të marrë frymë lirisht. Braziliani komenton fitoren e skuadrfës që ai drejton në ndeshjen kundër Romës: “’Shpërthimi’ pas golit të Patos? Është çështje ndjenjash, prandaj bërtita në gjuhën time”.
Më tej Leo ngrë lart shpirtin që tregoi skuadra në ndeshjen e djeshme: “Është një fitore që nuk vlen vetëm tre pikë, por një tregues besimi në forcat tona. Ndryshimi i modulit? Nuk e di nëse do të kisha vepruar në të njëjtën mënyrë nëse Abate nuk do të ishte dëmtuar, por po e mendoja, sepse Ronaldinjo luan më mirë larg Patos”.
Numri një i pankinës kuqezi vlerëson lojtarët e tij për ndeshjen që zhvilluan. “Të gjithë ishin fantastikë. Duke nisur që nga tiago Silva, i cili e mori veten pjesën e dytë pas gabimit në rastin e golit që pësuam”.
Më tej Leo flet edhe për vendimet e diskutuara të gjyqtarit: “Patjetër që ka dyshime, por nuk është e njëjta gjë si ta shikosh nga televizori. Faulli ndaj Menez? Nëse rasti ynë ishte penallti, atëherë edhe ky duhej dhënë”.
Në fund ai ndalet edhe tek skema fillestare 4-4-2: “Ishte një tentativë për të pasur një mbulim më të mirë të fushës. Por ndikoi shumë në golin e pësuar shpejt. Unë pëlqej futbollin sulmues, dua që skuadra të dalë përpra”.