E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu SHBA mbeshtet Shqiperine per demilitarizimin e armeve te rrezikshme

 Në konferencën me temë “Demilitarizimi i municioneve dhe armatimeve të trashëguara” ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu. Në fjalën e tij Arvizu deklaroi se kjo është një konferencë e rëndësishme për të parë se ku është Shqipëria në këtë proces.

Ai premtoi se do punojmë së bashku për të këtë proces. “SHBA po jep mbështetjen e saj për demilitarizimin e e armëve të rrezikshme dhe programi demilitarizimit po funksionin”, tha Arvizu.

Ai tha se SHBA ka dhënë fonde për shkatërrimin e armëve të rrezikshme. Arvizu konfirmoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë pastrimin e zonave nga armët e rrezikshme. Ai theksoi se qeveria shqiptare ka treguar se është e angazhuar në këtë proces.

Arvizu theksoi se Shqipëria është anëtare shumë aktive e NATO-s.
Me tej ai theksoi se ka shumë punë për të bërë për demilitarizimin e armëve dhe sa më shumë të punohet aq më mirë është për vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›