Imami Brenda 2013 do demontohet i gjithe armatimi i trasheguar
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i mbledhur sot në konferencë me temë “Demilitarizimi i municioneve dhe armatimeve të trashëguara” ka bërë një prezantim të ecurisë së procesit për demilitarizimin e këtyre municioneve.
Sipas Imamit gjatë vitit 2011 është bërë një punë e konsiderueshme për demontimin e municioneve dhe armëve të trashëguara. “Linjat e asgjësimit të municioneve janë të sigurta. Në ktë proces kemi pasur parasysh mbrojtjen e ambientit”, tha Imami.
Ndërkaq ai bëri me dije se po zhvillohet një ankand për shkatërrimin e artilerisë së rëndë. Po sipas Imamit i gjithë ky proces pritet të përfundojë brenda vitit 1013.
Ministri Imami ka falënderuar OSBE dhe qeveritë e vendeve të tjera që kanë mbështetur ushtrinë shqiptare për ecurinë e këtij procesi.