E Diel, 1 Nëntor 2026

Maliqi 4 trafikante droge ne pranga

Katër persona janë arrestuar dhe 10 kg mariuanë është sekuestruar si rezultat i një operacioni policor në Korçë. Sipas policisë lokale është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Maliqi” ku be arrestimi ne flagrance i personave .

Ajet Bazelli 50 vjeç, Besmir Zguri 23 vjeç, Nertil Zhupani 23 vjeç, Luan Prenjasi, të gjithë banues në Maliq-Korçë. Arrestimi i tyre u be pas një operacioni të organizuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë, ku u bë e mundur goditja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i grupit kriminal, të cilët merreshin me prodhimin dhe shitjen e narkotikeve, në disa qytete të qarkut kryesisht Korçë, Maliq, Pogradec dhe Bilisht.

Ky grup kriminal ndiqej nga Seksioni Kundër Narkotikeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, me metoda speciale të hetimit për një periudhe 3 mujore. Momentin e arrestimit personat po qarkullonin me automjetin tip Benz, me targa KO 9651 B nga qyteti i Maliqit në drejtim të qytetit të Pogradecit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçëe për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›