E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad e pranon: Kemi probleme me shitjen e naftës

“Kemi problem në shitjen e naftës por po përpiqemi të menaxhojmë gjithçka”, tha Presidenti gjatë një interviste të transmetuar drejtë për së drejti në TV.

Ahmadinexhad akuzoi “armikun” se po përdor “luftë psikologjike” kundër vendit të tij duke ndërmarrë sanksione që pengojnë ekonominë e vendit.

Kjo deklaratë përbën një pikë-ndryshim në qëndrimet e liderëve iranianë të cilët për muaj të tërë kanë mohuar ndikimin negative të sanksioneve në ekonominë e vendit.

Që prej muajit një korrik, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë ndërprerë blerjen e naftës nga Irani. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Amerika më parë, ndërkohë që Japonia dhe Koreja e Jugut kanë ulur blerjet.

/Start/ F. Prroni/

                                                                                             2012-09-05 11:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›