Michelle vlerëson vlerat e Obamës

Zonja Michelle Obama i bëri komentet gjatë një fjalimi që mbajti mbrëmë në ditën e parë të kuvendit kombëtar të Partisë Demokrate në Charlotte të Karolinës së Veriut.
Zonja e Parë, Michelle Obama, ofroi për audiencën që kishte mbushur sallën e kuvendit një vështrim të veçantë rreth bashkëshortit të saj, i cili katër vjet më parë erdhi në Shtëpinë e Bardhë në një kohë kur vendi përballej me recesionin më të thellë që nga Depresioni i Madh i viteve 30.
Me një fjalim që krijoi emocione në sallë, ajo përshkroi problemet ekonomike me të cilat vendi ende ndeshet edhe sot shkruan “Voa”. Por, ajo u kujtoi amerikanëve se ata janë megjithatë të privilegjuar që jetojnë, siç tha ajo, në vendin më të bekuar të botës.
Ajo tha se kishte pasur rastin të shihte nga afër se ç’do të thotë të jesh president dhe shtoi se ndonëse Barak Obama u zgjodh president katër vjet më parë, kjo nuk i ndryshoi vlerat e tij si njeri dhe si bashkëshort:
“Sot, pas kaq betejash dhe fitoresh si dhe momentesh që e kanë vënë provë bashkëshortin tim në aspekte që nuk i kisha përfytyruar më parë, unë kam parë nga afër se të jesh president nuk e ndryshon karakterin e njeriut por tregon se cili është ai”.
Ajo tha se një president përballet me sfida ndër më të vështirat dhe merr këshilla nga njerëz ndër më të ndryshmit.
“Por në fund të fundit, kur vjen puna për të marrë vendimin, si president, ajo që e udhëheq njeriun janë vlerat e tij, vizioni i tij dhe përvojat e tij njerëzore”, tha zonja Obama.
Ajo përshkroi ato që demokratët i quajnë arritje të administratës Obama në aspektin ekonomik ku republikanët kanë drejtuar kritikat e tyre kryesore. Ajo përmendi shkurtimet e taksave për bizneset e vogla dhe përpjekjet e Presidentit Obama për të mëkëmbur industrinë e automobilave që përballej me falimentim.
Zonja e Parë Michelle Obama tha se bashkëshorti i saj arriti ta nxirrte ekonominë nga pragu i falimentimit dhe shtoi se kur erdhi puna për kujdesin shëndetësor ai refuzoi t’u vinte veshin zërave që e këshillonin ta linte reformën shëndetësore për një ditë tjetër, për një president tjetër, megjithëse politikisht kjo mund të kishte qenë gjëja më e lehtë që ai mund të kishte bërë.
Ajo tha se kujdesi shëndetësor apo lehtësimi i edukimit për të rinjtë me anë të ndihmës financiare, për bashkëshortin e saj nuk janë thjesht çështje politike por më tepër personale.
“Prandaj kur njerëzit më pyesin nëse jeta në Shtëpinë e Bardhë si president e ka ndryshuar bashkëshortin tim, unë mund të them ndershmërisht se, kur fjala është për karakterin e tij dhe bindjet e tij, Barak Obama është ende po ai njeri të cilin dashurova shumë vite më parë.
Zonja Obama u bëri thirrje amerikanëve të mos mungojnë në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve më 6 nëntor dhe të mbështesin përsëri zotin Obama si katër vjet më parë.
Kuvendi demokrat do t’i vazhdojë sot punimet me një fjalim të ish presidentit Bill Klinton.
2012-09-05 09:15