E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton takon liderët kinezë mes tensioneve rajonale

Para takimit me Presidentin Hu Xhintao, Klinton tha se marrëdhëniet SHBA-Kinë ishin në baza solide, ndërkohë që pritet të japë mesazhe të forta për uljen e tensioneve mes Japonisë dhe Kinës në lidhje me tre ishuj të diskutuar.

Por, media kineze ka para-sulmuar çdo ndërhyrje të amerikanëve në mosmarrëveshjet e Kinës me fqinjët e saj aziatikë.

Klinton mbërriti në Pekin mbrëmjen e së martës, ndërsa gjatë të gjithë ditës së sotme do të zhvillojë takime me liderët e vendit.

Për arsye të paspecifikuara, takimi i Klintonit me zv/Presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili pritet të jetë presidenti i ardhshëm i vendit është anuluar.

/Start/F.P/

                                                                                             2012-09-05 11:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›