Japonia arrin marrëveshjen për blerjen e ishujve

Qeveria do të paguajë 26 milionë dollarë për të blerë ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë.
Ende nuk ka konfirmime nga zyrtarët, por raportet janë publikuar në mediat më të mëdha japoneze, duke cituar burimet mediatike.
Edhe guvernatori i Tokios ka kërkuar gjithashtu që t’i blejë këto ishuj. Shintaro Ishihara ka nisur edhe mbledhjen e donacioneve për të blerë këto ishuj që janë kthyer në “mollë sherri” me Kinën.
Në një konferencë për shtyp, shefi i kabinetit të sekretarit Osamu Fujimura tha se qeveria ishte në bisedime me pronarin porse nuk do t’i komentonte në detaje këto bisedime.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin, i cili tha se “Qeveria kineze po monitoron nga afër zhvillimet e fundit dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin e saj territorial”.
/Start/F. Prroni/
2012-09-05 11:38