Akuzat e Rames nga Saranda: Drejtesia, nje bande e mirefillte kriminale
Kreu socialist Edi Rama akuzoi disa dite me pare sistemin e drejtesise, per vendimet qe kane dhene per demtimin e pasurise turistike te vendit. Ne turin promovues te librit te tij "Kurban", ne qytetin e Sarandes, Rama iu referua shkaterrimit te peizazhit te qytetit turistik nga ndertimet pa leje. Ai u shpreh se ky shkaterrim eshte bere edhe nga mbyllja e syve qe ka bere pushteti dhe vendimet e padrejta qe ka dhene drejtesia. "Ajo qe bashkon Saranden me Shqiperine eshte fakti qe ne asnjeren prej tyre nuk ka shtet. Drejtesia eshte dorezuar perpara etheve per para'. Veprimtaria pa leje eshte pjese e nje vizioni obskurantist, vizion qe ndajne ata qe udheheqin vendin", u shpreh kreu i PS-se. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cilesoi ndertimet e bera ne bregdet si vepra bandash kriminale, qe, sipas tij, po shkaterrojne gjithe peizazhin e vendit. "Eshte nje bande e mirefillte kriminale. Nje organizate mafioze me qellim fitimin. Arroganca e injorances e ngritur ne sistem, qe njeh nje nga kulmet e saj ketu ne Sarande".
Halimi apel Rames t'u kerkoje falje gjyqtareve
Rozeta Rapushi
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, kerkoi dje nga kreu socialist Edi Rama qe t'u kerkoje falje gjyqtareve qe pasi per vite pengoi reformen ne drejtesi, i quan edhe si bande kriminale e organizuar. Ne konferencen e Sherbimit te Proves, Halimi, duke folur per kete proces, u ndal gjate ne kritikat ndaj kreut socialist qe, sipas tij, ka sulmuar jo pak sistemin gjyqesor. "Te adresosh kritika nga mengjesi deri ne darke dhe te quash gjithe gjyqtaret e nje gjykate bande kriminale e organizuar, nuk i ben mire sistemit, sepse e para, duhet te kerkosh falje qe vite e vite, ke penguar reformimin e sistemit duke urdheruar mosmiratimin e ligjeve me 3/5-at. E dyta, dallimi mes te mires dhe te keqes, mes te ndershmeve dhe te korruptuarve, eshte shume i rendesishem dhe deciziv ne cdo beteje, ne cdo lufte, ne cdo sistem dhe ne cdo reforme", u shpreh ministri. Sipas tij, ky eshte sinjali me i keq qe mund t'i cosh sistemit te drejtesise sot dhe sinjali me i mire qe mund te leshoje opozita per te permiresuar sistemin e drejtesise eshte kontributi i saj ne reformen ne drejtesi. "Adresimi real i gjendjes dhe leshimi i sinjaleve te forta ndaj te gjithe aktoreve te ketij procesi, ndaj aktoreve politike dhe ketu nenkuptoj Parlamentin, i cili duhet te miratoje paketat e ligjeve me 3/5-at, por edhe ndaj atyre aktoreve te cileve ju intereson status quo-ja dhe qe jane dhe aktoret qe menaxhojne dhenien e drejtesise, padyshim qe jane nje mjet i rendesishem ne kete reforme themelore per vendin", vijoi Halimi. Ministri theksoi faktin se adresimi dhe dergimi i sinjaleve te forta aktoreve, rrit pergjegjesine e tyre dhe do te beje te ndihen mire ata qindra gjyqtare dhe prokurore te ndershem, te cilet e kane te lidhur jeten e tyre me misionin e rendesishem qe iu eshte besuar dhe do te beje te ndihen me te pergjegjshem ata dhjetera gjyqtare dhe prokurore, te cilet llogaridhenien dhe pergjegjesine ndaj ligjit, e shkelin me kembe sa here qe munden.
Dallimi mes menaxhuesve te sistemit dhe gjyqtareve e prokuroreve te thjeshte eshte deciziv dhe eshte teresisht e papranueshme qe te kthesh nje trupe gjyqesore, pa bere dallim, ne nje bande kriminale", vijoi ai, duke shtuar se materializimi i kesaj reforme i perket te gjithe aktoreve politike qe marrin pjese ne miratimin e masave strukturore nepermjet procesit ligjvenes, ndaj mirepritet edhe angazhimi real dhe konstruktiv i opozites ne kete reforme.