Te dhenat personale, jo te sigurta Luljeta Ndoka
Cdonjeri prej nesh nuk duhet te jetoje me bindjen se te dhenat personale i kemi te sigurta. Nje gje te tille e verejme qe te fakti kur ne na vjen nje mesazh ne celular, e-mail apo na behet ndonje telefonate nga kompani te ndryshme qe duan te bejne reklame, duke qene se ata e gjejne numrin te ndonje karte qe ne kemi hapur. Ky eshte vetem nje nga aspektet qe tregojne se te dhenat tona personale nuk jane te sigurta dhe deri diku, pasojat nuk jane shume negative. Por, ka edhe nga ato raste kur mosruajtja e te dhenave personale ka nje pasoje mjaft te rende. Gjate workshop-it te organizuar dje, ne hotel "Tirana", nga Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe nje sere institucionesh te tjera, ka dale se te gjithe ata qe kane pune me drejtesine apo me policine i kane shpesh here ne rrezik te dhenat e tyre personale. Ne shume raste kane ndodhur qe pertej cdo te drejte individuale faktet tejet private kane perfunduar ne publik. Kjo, sepse nuk jane ruajtur sic duhet keto te dhena nga institucionet qe kane te drejten t'i marrin ato. Sipas komisioneres per mbrojtjen e te dhenave personale, Flora Cabej, jo gjithmone ka garanci ne kete drejtim. Ajo tha se institucioni i komisionerit eshte ne fazen e nxjerrjes se akteve dhe me pas, do te kete sanksione, sipas ligjit. Nje shqetesim tjeter, sipas shefit te sektorit te operimeve ne Bashkimin Evropian, Claus Lech, eshte edhe menyra e rrjedhjes se informacionit mes vendeve te ndryshme per personat ne hetim. Sipas eksperteve, ky shqetesim vjen sepse ne media, gjate 20 vjeteve te fundit, jane bere publike te dhena apo histori personale te personave te cilet jane ne hetim, duke shkelur ne kete menyre te drejta themelore te njeriut. Ne baze te ligjit, nese subjektet qe mbledhin dhe perpunojne te dhena personale, qe ndryshe quhen kontrollues, nuk njoftojne Komisionerin ose keqperdorin te dhenat e grumbulluara, gjobiten nga 10.000-50.000 leke te reja. Deri tani, behet me dije se jane prere flete-gjoba per 13 kontrollues, private dhe shteterore, te cilet nuk kane njoftuar per publikimin e te dhenave. "Midis tyre eshte edhe nje kompani telefonike, e cila ka transferuar te dhenat e klienteve te saj ne nje vend tjeter, pa marre me pare leje te komisionieri per mbrojtjen e te dhenave personale", thone burime prane Zyres se Komisionerit te te Dhenave. Subjekt kontrollues ne territorin e Republikes se Shqiperise "eshte cdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci apo njesi tjeter, te cilet, vetem apo ne bashkepunim me te tjere, mbajne, perpunojne, administrojne, arkivojne dhe per kete shkak, kontrollojne te dhena personale".
Dhjetera ankesa edhe per Facebook-un
Sikurse behet me dije nga ky institucion, ne adrese te Komisionierit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, nje nga shqetesimet e qytetareve, duket se jane perdorimi i internetit ne pergjithesi dhe rrjetit social Facebook apo rrjeteve te tjera sociale. Ka pasur raste kur persona te ndryshem kane keqperdorur foto apo te dhena te te tjereve, duke u shkaktuar atyre mjaft probleme.
Dhjetera ankesa edhe per Facebook-un
Sikurse behet me dije nga ky institucion, ne adrese te Komisionierit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, nje nga shqetesimet e qytetareve, duket se jane perdorimi i internetit ne pergjithesi dhe rrjetit social Facebook apo rrjeteve te tjera sociale. Ka pasur raste kur persona te ndryshem kane keqperdorur foto apo te dhena te te tjereve, duke u shkaktuar atyre mjaft probleme.