E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kreu i KLSH, Komisioni i Ekonomise shqyrton kandidaturën e Leskaj

TIRANË- Kandidatura e Bujar Leskaj në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas marrjes së miratimit nga grupi parlamentar i PD-së, sot në mesditë do të shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë.

Dy dite më parë , Bujar Leskaj ka marrë pëlqimin e ish-kolegëve të tij dhe të shefit të mazhorancës dhe pritet që ky pëlqim të konkretizohet me votë që nga diskutimi në komisionin e ekonomisë dhe më pas në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte.

Ndërkohë lideri i opozitës Edi Rama, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS, rikonfirmoi se opozita do të votojë kundra këtij propozimi . 

Propozimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti  Bamir Topi në 17 nëntor
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›