E Diel, 1 Nëntor 2026

Pak: Serbia te zbatoje marreveshjet me Kosoven

Eurodeputetja Doris Pak deklaron se Serbia dhe Kosova duhet te zbatojne marreveshjet per te cilat kane rene dakord gjate negociatave. Si nje njohese e mire e ceshtjeve te Ballkanit, Pak shprehet se eshte ne interesin e Kosoves qe te jete gjithmone ne favor te dialogut. "Kosova, gjithmone, do te duhej te ishte ne favor te zhvillimit te dialogut, sepse eshte ne interesin e saj e vecanerisht, ne interesin e serbeve qe jetojne ne Kosove. Cdokush do te duhej te kishte interes ne kete. Mendoj se askush nuk do te duhej ta ndalte kete, por nese Beogradi nuk ben asgje, me ke do ta zhvillonte Prishtina dialogun?! Kjo eshte shume e veshtire", tha dje Pak ne nje interviste per Europa e Lire. Ajo shton se serbet qe ndodhen ne Veri te Kosoves duhet te perfshihen ne vendimmarrje dhe jo te protestojne me barrikada. Nga ana tjeter, Pak shprehet se nuk mund te flitet kurre per ndarje. "Do te ishte me mire te merren si shembull serbet e pjeses qendrore te Kosoves, sesa te ngrihen barrikada e te sulmohen ushtaret gjermane dhe austriake. Eshte e nevojshme nje marreveshje politike qe po synohet te arrihet permes dialogut. Nuk ka asnje mundesi tjeter, nuk duhet te behet fjale per ndryshimin e kufijve apo venien e kufijve te ri - kjo do te shkaktonte nje domino-efekt", shprehet eurodeputetja Pak. Ajo shton se po kaq e rendesishme eshte qe te zhvillohen ne praktike dhe gjerat per te cilat palet bien dakord. "Nuk behet fjale vetem per zhvillimin e dialogut dhe arritjen e rezultateve - ato rezultate duhet te zbatohen. Kjo eshte ajo qe duhet. Ata jane pajtuar per mbrojtjen e perbashket te kufirit, por problemi qendron ne zbatimin e asaj marreveshjeje", shprehet Pak. Lidhur me mosmarrjen e statusit te vendit kandidat, Pak shprehet se detyrimet e BE-se nuk do te zbatohen nga Beogradi per shkak te afrimit te zgjedhjeve dhe perdorimit te kartes se nacionalizimit. "Kam frike se nuk do ta beje meqe do t'i kete zgjedhjet. Ne te gjitha anet ne Beograd po luhet me 'karten nacionale' dhe ketu ekziston rreziku - mendoj une. Ajo qe eshte thene tani, eshte thene edhe me pare; ata e paten degjuar me vemendje zonjen Merkel kur ajo pati vizituar Beogradin. Kur ata (BE-ja) bene raportin per Komisionin, ata ishin ne kontakt me zotin Tadiq dhe e kane ditur se cfare do te ndodhe dhe nuk kane bere asgje ne kete drejtim deri me tani", tha Pak. Ajo sjell ne vemendje qendrimin e moderuar qe ka mbajtur Serbia gjate qeverisjes se kryeministrit Zoran Gjingjic. "Mendoj se po te ishte gjalle Zoran Gjingjici, ata do te ishin me afer BE-se, sepse ai ka qene nje politikan realist dhe pragmatik. Te luash me 'karten nacionaliste' nuk eshte dicka ndihmuese as per Serbine, as per vendet fqinje dhe as per Bashkimin Evropian", tha Pak. Lidhur me qendrimin e Serbise ndaj Kosoves, Pak thote se ne BE nuk do te pranohet asnje shtet qe ka probleme te medha me fqinjet. "Nuk mund te pranojme me askend ne unionin tone, nese ka probleme te medha me fqinjet. Kete e kemi bere me Qipron dhe me besoni se askush nuk deshiron ta kete nje Qipro te dyte brenda Bashkimit Evropian. Andaj, mendoj se eshte ne interesin e te dyja paleve, por te dyja kane interesa te ndryshme nga ky proces", tha Pak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›