E Diel, 1 Nëntor 2026

Cfare jemi duke bere gabim ne si lidere? Nga Hashim Thaci, Kryeminister i Republikes se Kosoves

Ne te gjithe jemi deshmitare se bota eshte bere nje vend i vogel dhe se sfidat me te cilat ballafaqohemi jane pothuajse te natyres se njejte. Gjate kesaj jave te ngjeshur ketu ne Nju Jork, ne te gjithe kemi pasur takime te shumta me lidere nga shume vende te botes. Te gjithe ne nje menyre apo tjetren kemi theksuar gjate takimeve se bashkepunimi qofte ai ekonomik apo politik do te ndihmonte vendet tona per nje te ardhme te perbashket edhe me te mire dhe prosperuese.

Bota sot eshte duke kaluar neper ndryshime dhe ne duhet te dime se si te adaptohemi me ato. Me globalizimin ekonomik, integrimin rajonal, krizen ekonomike qe ka kapluar boten, vendet jane duke u bere shume te ndervarura me njera-tjetren per shkak se edhe interesat e tyre jane ngushte te lidhura. Paqja dhe stabiliteti, zhvillimi dhe bashkepunimi jane dhe kane qene gjithmone ceshtjet te cilat me se tepermi diskutohen, e promovohen, ne shume takime, samite, konferenca. Perkunder kesaj, botes ende i mungon paqja dhe siguria e pergjithshme. Atehere, shtrohet pyetja se cfare jemi duke bere gabim ne si lidere? E di se nuk ka pergjigje te lehte ne kete pyetje, por me lejoni te kthehem pakez ne histori. Shume pak njerez pas Luftes se Dyte Boterore te pergjakshme do te imagjinonin se Evropa do te arrinte ketu ku eshte sot, e integruar dhe e bashkuar ne Bashkimin Evropian. Kjo nuk ka ndodhur vetvetiu. Pra ishin lideret vizionare qe arriten ta benin endrren per te ardhmen e perbashket nje realitet. Tani Bashkimi Evropian ka 27 vende anetare qe jetojne ne paqe dhe harmoni me njera-tjetren.

***

Vitet '80 dhe '90 kane qene vite qe ne shume vende te Evropes kishte levizje per liri dhe demokraci. U shemben mure qe ne zemer te Evropes kishin ndare edhe te njejtat kombe. Ndersa, ne ate kohe ne Ballkanin Perendimor filluan lufterat per lirine e munguar per me shume se gjysme shekulli. Tregimi per lirine - tregimi i jone i perbashket, i vendeve ballkanike - do te shenohet si nje nder arritjet me te medha ne histori. Do te jete moment kur ne vendosem te hapim nje kapitull te ri, nje kapitull te paqes, demokracise, dhe stabilitetit ne rajon. Nje kapitull per te ardhmen e perbashket, ate te integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Kur lufterat filluan ne rajonin e Ballkanit ishim deshmitar se liria, dhe te gjitha cka ajo sjell nuk mund te ndalen. Pra edhe Republika e Kosoves edhe pse nje vend i vogel ne zemer te Evropes, luajti rolin e saj ne ndryshimet globale. Shpallja e Pavaresise nga Parlamenti i Kosoves me 17 shkurt 2008 paraqet nje date historike dhe nje faze te re per popullin e Kosoves. Tani ne tri vite te shtetesise se Kosoves dhe te institucioneve te saj shteterore, Republika e Kosoves, si shtet i pavarur dhe sovran, eshte njohur nga 84 shtete anetare te Kombeve te Bashkuara, prej tyre nga shtetet me te fuqishme ne bote, duke perfshire SHBA-ne dhe shumicen e shteteve anetare te Bashkimit Evropian, te NATO-s, Keshillit te Evropes, Organizates se Konferences Islamike etj, qe reflekton mbeshtetjen e madhe qe shteti i ri i Kosoves gezon ne arenen nderkombetare, si dhe te drejten legjitime dhe vullnetin e popullit te Kosoves per te krijuar nje ambient ku mbizoteron sundimi i ligjit. Te gjitha shtetet fqinje e kane njohur Kosoven, pervec Serbise. Kurse, me 22 korrik 2010, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage shpalli aktgjykimin qe deklarata e pavaresise se Kosoves nuk bie ndesh me te drejten nderkombetare. Ajo cka deshiroj te them eshte se ne te gjithe e dime te kaluaren e raporteve Kosove - Serbi, te gjithe e dime te kaluaren e hidhur, te erret dhe armiqesore, te cilen shume e kane perjetuar. Por, kjo duhet te mbetet e kaluar dhe nuk guxon ta mbaj peng te ardhmen. Prandaj, ne tashme kemi hapur nje kapitull te ri, ate te dialogut nderfqinjesor nepermjet te cilit po synojme te shpejtojme rrugen tone qe si dy shtete te pavarura te anetaresohemi ne BE dhe NATO. Republika e Kosoves eshte nje partner serioz per paqe dhe stabilitet ne rajon. Ne aspektin ekonomik, Kosova paraqet nje mundesi ideale per investime per shkak burimeve natyrore qe ka dhe ekonomise se tregut te lire. Perkunder krizes ekonomike globale financiare, ne periudhen viteve 2008-2010, ekonomia e Kosoves, ka shenuar rritje. Rritja e ekonomike ka rezultuar me norme mesatare te rritjes se Bruto Produktit Vendor (BPV) me shume se 5 %. Shtetet e Ballkanit nuk guxojne te kene barriere tregtare ne mes vete. Tregtia e lire duhet te jete pjese e vizionit tone te perbashket. Ekonomikisht duhet te bashkepunojme me njeri tjetrin, dhe te shfrytezojme fuqine e njeri tjetrit dhe se bashku te sigurojme nje progres te qendrueshem drejt Bashkimit Evropian, ne menyre qe te gjithe te perfitojme njekohesisht.

Ne aspektin kulturor, duhet te mesojme nga njeri tjetri, te zgjerojme fushat e perbashketa, duke i zvogeluar dallimet, por duke respektuar diversitetin qe kemi.

Ne aspektin e sigurise, na nevojitet besimi i ndersjelle, duhet ta ndertojme ate, te fuqizojme bashkepunimin, t'i zgjedhim kontekstet ekzistuese ne mes nesh ne menyre paqesore, dhe te punojme se bashku ta japim kontributin tone per paqen dhe stabilitetit ne bote.

***

Vetem nje Ballkan qe jeton ne harmoni dhe eshte pjese e Bashkimit Evropian eshte rruga dhe vizioni qe duhet te ndjekim. Kjo rruge nuk do te jete e lehte dhe kerkon shume perpjekje dhe perkushtim nga ne. Mirepo, suksesi eshte i garantuar nese te gjitha shtetet punojne se bashku per te adresuar sfidat, per te ndertuar konsensus te perbashket per ceshtjet e interesit vital. Gjate ketij procesi, te gjitha shtetet e Ballkanit duhet te perqafojne dhe cmojne kulturat e njeri-tjetrit, duhet te bashkepunojne fuqimisht me njeri-tjetrin per zhvillim te perbashket dhe prosperitet - per te ardhmen e perbashket ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Ndersa, Bashkimi Evropian, pa hezitim duhet ti mbaj dyert e hapura per te gjitha vendet e Ballkanit qe aspirojne anetaresimin, sepse vetem keshtu, do te permbyllet vizioni i Evropes se bashkuar dhe ne paqe, parim ky mbi te cilin eshte ndertuar Bashkimi Evropian.

* Fjala e mbajtur dje ne Samitin e Lidereve te Ballkanit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›