“Nëse Kosova copëtohet, duam bashkim”
I pyetur për idenë e Dana Rohrabaker, për këmbimin e një pjese të territorit të Kosovës me Luginën e Preshevës, Mustafa ka thënë: “Mendoj se një deklaratë e tillë duhet të shqyrtohet drejt dhe duhet të vetëdijesojë përfundimisht Qeverinë në Beograd, madje dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate, e cila ia vlen të mendohet”.
Në këtë drejtim, ai ka thënë - kujtoj se kjo zgjidhje mund të krijojë parakushte të njohjes së dyanshme të dy shteteve fqinje – Republikës së Kosovës dhe Serbisë. “Nëse është një kontribut në njohjen e dy shteteve fqinje, në zgjidhjen e problemit afatgjatë dhe krijimin e kushteve për të parandaluar çfarëdo konflikti për një mijë vjetët e ardhshëm, mendoj se është shumë pozitive”.
Kjo ide, sipas Mustafës – edhe pse thotë se nuk është diskutuar me ndonjë autoritet të politikës në Republikën e Kosovës - është në vazhdën e të gjitha qëndrimeve të mëhershme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës qysh në vitin 1992, por edhe në vitin 2006, ndërkohë që siguron një paqe dhe stabilitet shumë afatgjatë për të ardhmen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.