E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu ngushëllon Topin dhe Berishën

“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen mizore të katër policëve, të cilët dhanë jetën e tyre, në qytetin e Durrësit, për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin dërguar presidentit Topi.

“Lajmin e kobshëm për shuarjen e mbrojtësve të rendit e të ligjit e kemi marrë me tronditje të thellë të gjithë ne në Kosovë, por ju siguroj që tërë populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre”, thuhet më tej në telegram.

Ndërkaq në telegramin dërguar kryeministrit Berisha, presidenti Sejdiu ndër të tjera thekson: “Ju lutem, i nderuar Kryeministër, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë, si dhe respektin e madh për luftën tuaj të pakompromis dhe të shtetit shqiptar kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera që e cenojnë lirinë, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të rajonit tonë në përgjithësi!”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›