E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Suhodoll, tre fëmijë të vdekur

Një shofer kamioni i kompanisë që ishte duke punuar në ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, për shkak të një defekti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtëpi banimi. Me këtë rast kanë gjetur vdekjen e menjëhershme tre fëmijë, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë si dhe shoferi i kamionit.

Në atë moment, në shtëpinë të familjes Ahmeti kanë qenë rreth tetë persona. Nga goditja e fuqishme e kamionit pothuajse të gjithë anëtarët e kësaj familje kanë pësuar lëndime të rënda, derisa për Blerim Ahmeti, Faton dhe Rifat Aliu, prej moshës 7 deri 14 vjeç ajo ishte fatale.

Bajram Rexhepi, Kryetar i komunës së Mitrovicës, i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur fëmijët. Me këtë rast, Rexhepi thotë se të hënën do të shpallet ditë zie në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti tha për Express se kjo tragjedi është shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në kamion, që ka pamundësuar ngasësin të frenojë para një kthese të ashpër, ndërsa është futur në shtëpinë në të cilën gjendeshin së paku tetë anëtar të familjes.

Start/ Express

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›