E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërohen dy anëtarët e rinj të Autoritetit të Konkurrencës

Mazhoranca propozoi Iva Zajmin, ndërsa opozita Koço Brokën, të cilët u miratuan përkatësisht me 107 dhe 112 vota. Gjithashtu, në seancën e sotme u miratua projektrezoluta  për Autoritetin e Konkurrencës me 70 vota pro, 1 kundër dhe 52 abstenime.

Gjatë punimeve të seancës plenare, kjo p/rezolutë ngjalli debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Një ndër çështjet kryesore të debatuara ishte tenderi për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kw Tiranë-Prishtinë.  

Deputetët e PS-së akuzuan qeverinë për bllokimin e këtij projekti, ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se u parandalua një rast korruptiv, pasi diferenca mes dy garuesve ishte 21 milionë euro. /a.

                                                                                             2012-04-19 14:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›