E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani urdhëron “shtypjen” e murgeshave “radikale”

Selia e Shenjtë thotë se ky grup murgeshash po minon mësimet e Kishës Katolike Romane mbi homoseksualitetin dhe  se po nxit “tema feministe të papajtueshme me besimin katolik”.

“Konferenca e Lidershipit të Gruas Fetare” është organizata më e madhe e murgeshave katolike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo organizatë me bazë në Merilend, përfaqëson rreth 57 000 murgesha dhe ofron nja gamë të gjerë shërbimesh nga trajnimet deri tek mbrojtja në çështjet e drejtësisë sociale.

Por, aktivitetet e kësaj organizate kanë shqetësuar së tepërmi hierarkinë Katolike Romane.

Vatikani tha se kjo organizatës ka injoruar çështje me rëndësi jetike për kishën, siç janë aborti dhe eutanazia.
Zyrtarët e Vatikanit po ashtu kanë fshikulluar këtë organizatë për disa deklarata publike që bien në kundërshtim ose sfidojnë pozicionin e peshkopëve, të cilët janë mësuesit autentikë të kishës për besimin dhe moralin.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-04-19 16:00
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›