E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen banditët e vegjël, thyen 13 shkolla

Forcat e Komisariatit të Policisë Nr.3, goditën grupimin kriminal që kishte kryer vjedhjen e disa qendrave arsimore në kohë dhe vende të ndryshme në kryeqytet.

Lista e gjatë e vjedhjeve të shumta ka nisur në pranverën e këtij viti dhe duket se është mbyllur tani pas zbulimit nga ana e policisë.

Nga aksioni, u arrestuan shtetasit me iniciale L.R, 16-vjeç, banues në Bathore Tiranë, E.S, 14-vjeç, banues në Bathore Tiranë, Bashkim Gani Kotarja, 42-vjeç, banues në Bathore, i cili u ndalua për fshehje të provave materiale të veprave penale, duke penguar në zbulimin e të vërtetës së ngjarjeve.

Ndërkohë, po ndiqen në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasit G. P, 13-vjeç, banues në Bathore, D.GJ, 15-vjeç, banues në Bathore, si dhe F. M, 14-vjeç, banues në Bathore. Ata, akuzohen se kanë dëmtuar dhe vjedhur shkollën “Sulejman Elezi“, në fshatin Zall – Mner, shkollën e re të Laprakës, shkollën tek “Vasil Shanto”, shkollën “Fan Noli”, si dhe shkollat “Gustav Mayer“ ,“Naim Frashëri“,“Aleks Buda“,“Qazim Turdiu“, shkollën ”Isa Buletini“ në Kamëz, Universitetin Politeknik, shkollën“Lidhja e Prizrenit“, shkolla “Drita e Diturisë“,  si dhe kanë thyer edhe universitetin privat “Albania University“.

Në të gjitha këto shkolla, banda e adoleshentëve ka marrë kompjutera të ndryshëm, të cilët i kanë shitur më pas. Gjithashtu, ata kanë thyer edhe një banesë në rrugën “Avni Rustemi”, ku kanë marrë prej 13 000 lekë, varëse dhe dy unaza dhe është tentuar të vidhet shkolla “Avni Rustemi“. Ndërkohë, ata akuzohen edhe për pesë vjedhje banesash të tjera në Tiranë, duke marrë shuma të ndryshme parash.

Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Bashkim Kotarja, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan, një srërë kompiutera lap-top, tip“Fujitsu“, “Toshiba“, dhe “Copmpaq“, 2 (dy) adoptorë për kompiutera lap-top, një tip “Dell“ dhe një tip“Toshiba“, Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të vjedhjes dhe Veprime të pengojnë zbulimin e të vërtetës./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-16 13:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›