Shpallet qeveria, Monti kryeministër dhe ministër i Ekonomisë

Kryeministri i ri, ish komisioner i Konkurrencës në Bashkimin Evropian, përpiloi listën me ministrat e rinj pas ditë të tëra negociatash me partitë politike.
Monti, i cili më parë tha se Italia do të bëjë sakrifica të mëdha për të tejkaluar krizën e borxheve, ka mbajtur vetë edhe portofolin e ministrit të Ekonomisë së Italisë.
Në postin tjetër kyç të ministrit të Infrastrukturës dhe të Industrisë është vënë drejtori ekzekutiv i “Intesa Sanpaolo Bank”, Corrado Passera.
Për qeverinë e re, Moni ka mbështetjen e pothuajse të gjitha partive kryesore politike, me përjashtim të “Ligës së Veriut”.
Mario Monti parashikohet të qëndrojë në zyrën e kryeministrit deri në fund të vitit 2013./Start/F. P/
2011-11-16 14:11