Fullani “kalon” edhe tek Ligjet

Pas miratimit nga ana e komisionit, dekreti do të shkojë në Parlament, ku Fullani pritet të marrë edhe për një mandat të dytë 7 vjeçar këtë post me rëndësi.
Opozita socialiste, ashtu sikurse e ka kundërshtuar edhe më parë, shprehu rezervat e saj për riemërimin e Fullanit. Qeveria propozoi pranë kreut të Shtetit këtë kandidaturë, i cili ka drejtuar Bankën e Shqipërisë që nga viti 2004, me propozim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në bazë të Kushtetutës, Guvernatori është njëkohësisht edhe kreu i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës Qendrore dhe qëndron në këtë post për 7 vite. Votimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në Kuvend kërkon një shumicë të thjeshtë në Parlament prej 71 votash, çka pritet të kalojë lehtësisht. /S.Ll/Start/
2011-11-16 13:08