Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit fiton shumicën në Duma
MOSKË - Partia Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit mori shumicën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit, Duma, me 238 ndër 450 deputetë, mësohet nga shifrat për ndarjen paraprake të mandateve të njoftuara sot nga komisioni zgjedhor.
Partia Komuniste, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, do të ketë 92 deputetë, partia Rusia e Drejtë, e qendrës së majtë, 64 dhe partia nacionaliste liberaldemokrate 56, në bazë të rregullave për ndarjen e vendeve në këtë votim me proporcional, bëri të ditur Vladimir Çurov, kryetari i komisionit zgjedhor qendror.
Shumica absolute në Duma është 226 ndër 450 deputetë.
Ndarja e mandateve të deputetëve u llogarit mbi bazën e numërimit të 96 për qind të qendrave të votimit. Rusia e Bashkuar mori 49,54 për qind të votave, një nivel përsëri shumë i lartë, por që përbën një rënie prej rreth 15 pikë në krahasim me zgjedhjet e 2007-s kur ajo mori 64,3 për qind të votave.
Partia e Putinit kishte marrë 315 vende në Duma në zgjedhjet e 2007, pra ajo po humb mazhorancën prej dy të tretash që i ka bërë të mundur të ndryshojë Kushtetutën.
(d.b/BalkanWeb)