E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet adoleshenti për 8 vjedhje banesash

Forcat e Komisariatit Nr. 4, arrestuan shtetasin A.Milo, 17-vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u realizua pasi dyshohet se në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh banesash. Deri më tani, policia ka dokumentuar implikimin e të rinjve në 8 vjedhje banesash dhe magazinash në zona të ndryshme të Tiranës. 

 Aktualisht nga strukturat  e hetimit të krimit të komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë, vazhdon puna për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të vjedhjes e realizuar në bashkëpunim. /Start/

                                                                                             2012-02-29 09:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›