E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shkupi 2014”, i ndarë!

I ashtuquajturi “Shkupi 2014”, ku qendra e kryeqytetit do të marrë krejtësisht një pamje të re, por pa pasur prezencën e asnjë elementi shqiptar ose mysliman, është konsideruar edhe një hap shtesë i diskriminimit të shqiptarëve në kryeqytet. Ashpër ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nëpërmjet zëdhënëses Ermira Mehmeti. “Mungon muri i cili edhe formalisht do ta tërheq vijën e ndarjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Pamja e re e sheshit, jo vetëm që me asnjë element nuk shpreh realitetin multietnik dhe multikonfesional të Maqedonisë, por paraqet sulm arrogant ndaj të gjitha vlerave të përbashkëta të cilat i ngritëm me shumë mund”, tha Mehmeti. Sipas saj, vizioni i BDI-së, “Shkupin 2014”, është integrimi i brendshëm, duke respektuar të gjitha bashkësitë etnike, si dhe duke u integruar në bashkësinë e metropoleve evropiane.Në këtë projekt nuk shihet askund Xhamia Burmali, e cila ka qenë dikur në sheshin e Shkupit dhe për të cilën janë bërë kërkesa të njëpasnjëshme, por parashihet vetëm projekti për ndërtimin e kishës ortodokse. Për këtë arsye ka reaguar edhe Këshilli Koordinativ për ndërtimin e Burmali Xhamisë. “Prezantimi i Shkupit 2014 , në vend se të jetë një rast i bukur dhe solemn, ai u shndërrua në një mesazh të zymtë për shumë qytetarë të Maqedonisë, të cilët e panë se nuk janë marrë parasysh aspak, as si kulturë as si histori, as si civilizim që të gjenden në sheshin e Shkupit, i cili iu takon të gjithëve”, tha Ramadan Ramadani. Sipas tyre, kjo punë është shumë serioze për të cilën duhet ta kenë parasysh prej kryeministrit e deri te funksionarët më të vegjël. “Ne kemi vendosur ta njoftojmë faktorin ndërkombëtar prezent në Maqedoni. Aktiviteti jonë i ardhshëm mbetet falja e namazit të xhumasë në vendin ku ka qenë Burmali xhamia. Së shpejti do të dalim me datën e saktë se kur do të bëhet kjo. Ne kërkojmë nga qeveria tokën, e cila është vakëf dhe e cila i takon bashkësisë fetare islame që ajo e njëjta në afat sa më të shkurtër ta ndërtojë këtë nishan historik të Shkupit”, tha Ramadani. Ai sqaroi se kërkesa e xhamisë është më e vjetër se e kishës, ka legjitimitetin e vet dhe nuk është asnjëfarë projekti politik.Kundër mënyrës se si do të dukej Shkupi deri në vitin 2014 është shprehur edhe Lëvizja Qytetare ZGJOHU. “E gjithë përgjegjësia për përkeqësimin dhe radikalizimin e situatës do t'i takojë Qeverisë së Maqedonisë dhe Komunës Qendër, e cila me kokëfortësi vazhdon të provokojë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Projekti ‘Shkupi 2014’ ka për qëllim të nxitë urrejtje dhe ngjason me skenarin dhe temën e filmit 2012 të përkthyer në rrethana vendore”, thuhet në komunikatën e “Zgjohut”. Sipas kësaj lëvizje qytetare, ky projekt i “marrë” që kushton miliona euro nga buxheti shtetëror, do të nxisë tensione të paparashikueshme ndëretnike dhe ndërfetare. “’ZGJOHU’ i është drejtuar me një kërkesë konkrete të gjitha Ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Maqedoni për përkrahjen e tyre në shmangien nga një situatë e tillë. Në rast se Qeveria nuk tërhiqet ne do të ftojmë Bashkësinë Fetare Islame dhe atë Katolike që të ngrenë zërin lart në shenjë proteste dhe të bojkotojnë konferencën botërore ndërfetare që do të mbahet ne Maj si dhe të na bashkëngjiten në protesta masovike në Ohër gjatë kohëzgjatjes së konferencës për të demaskuar djallëzinë e Qeverisë”, thuhet mes tjerash në këtë Komunikatë.Në planin “Shkupi 2014” është parashikuar vendosja e ndërtesës së administratës së qytetit në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali. Në projekt, parashikohet përmendorja e Aleksandrit të Madh dhe figurave të historisë maqedonase si Goce Dellçev dhe Dame Gruev, figura luanësh, por asnjë objekt që simbolizon historinë apo kulturën shqiptare në Maqedoni. Tahiri: Ky është shpërblimi i partive politikePër problemet që kanë ndodhur me ndërtimin e objekteve fetare, sekretari i BFIM-së, Afrim Tahiri i akuzon partitë politike shqiptare, si PDSH por edhe BDI-në.“Në janar 2008 pazarllëku i PDSH-së ishte që të ndërtohet kishë në qendër të Shkupit dhe Çarshi Tupan xhamia në Tetovë. Kurse në qershor 2009 kur në pushtet ishte BDI-ja, iu nda trualli kishës, kurse jo edhe xhamisë. Ku ishin këta dy parti kur ishte puna për Xhaminë Burmali? Ky është shpërblimi më i madh që ata u japin shqiptarëve”, tha Tahiri.Kryq gjigant në Malin e Zi të ShkupitKisha Ortodokse Maqedonase (KOM) pritet të ndërtojë edhe një kryq gjigant të ngjashëm me kryqin në malin Vodno të Shkupit. Planifikimi është bërë të ndërtohet në pjesën veriore, të karadakut të Shkupit që është e banuar kryesiht me shqiptarë. Ky kryq do të qëndrojë përballë kryqit të “Mileniumit” në Vodno dhe në këtë mënyrë tentohet të tregohet se Shkupi është qytet i krishterëve ortodoksë maqedonas. /lajm/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›