Thaçi e Fejth marrin pjesë në GND për Kosovën
PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Fejth, marrin pjesë në mbledhjen e sotme të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën, që mbahet në Vjenë. Ky grup, që është formuar pas shpalljes së pavarësisë, përbëhet nga vendet që e kanë njohur Kosovën. Raportohet se në mbledhje mund të diskutohet edhe për mandatin e zotit Fejth. (d.b/BalkanWeb)