Sërish krim në Durrës, tre të plagosur
Ngjarja ndodhi në lagjen 14 pranë plazhit. Nuk dihet identiteti i të plagosurve, por dihet se mosha e tyre është rreth të 55-tave për dy të lënduarit, ndërsa i treti është një i ri. Policia tha se dy persona kanë qëlluar në drejtim të tyre, por ende nuk dihet se cili ishte objektivi, megjithëse tre personat e plagosur ishin bashkë në atë moment. Armëmbajtësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas gëzhoja, gjak dhe sfidën ndaj policisë. Ende nuk dihen autorët dhe as nuk janë arrestuar nga policia. Si në të gjitha herët e tjera, kanë nisur hetimet, duke marrë dëshmi të personat e plagosur dhe ata të pranishëm, ndërkohë që po hetohen edhe gëzhojat e gjetura anë e kënd lokalit dhe ambienteve të jashtme ku ndodhi krimi. Të plagosurit janë dërguar në spital ku marrin ndihmën mjekësore.