“Shoqëritë e sigurimeve të përmbushin detyrimet”

Kjo ishte kërkesa e bërë sot nga kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, gjatë një takimi të zhvilluar me drejtuesit e këtyre kompanive.
Duke paraqitur situatën e fondit të kompensimit në tre vitet e fundit dhe gjendjen e tij aktuale, Shehi kërkoi përmirësimin e situatës lidhur me problematikën e administrimit të fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve që i përkasin këtij fondi.
Përfaqësuesit e shoqërive të sigurimeve, duke u ndalur në problematika që ka ky treg kërkuan asistencën e Autoritetit lidhur me administrimin më të mirë të këtij fondi. Ata gjithashtu morën përsipër që të vazhdohet me kryerjen e pagesave të dëmeve. Shoqëritë e sigurimit, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet e tyre për derdhjen e kontributit në llogaritë qëllimore të fondit të kompensimit, sipas vendimit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare duhet ta derdhin atë brenda 10 ditëve.
Gjithashtu, brenda muajit prill, duhet të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Anëtareve, e cila do të sjellë për miratim në Autoritet propozimin e tyre për kontributin shtesë të fondit të kompensimit për vitin 2012. Në Shqipëri janë rreth 300 000 makina të siguruara në vit, me një prim mesatar nga 5000 deri 10 000 lekë. /Start/
2012-04-10 15:39