Prokuroria mbylli dosjen, gjykata urdhëron hetimet
Tiranë- Gjyqtarja Elona Vorpsi i ka dhënë të drejtë një 56- vjecari, i cili ka paditur prokurorinë, duke kundërshtuar pushimin e hetimeve në lidhje me një ngjarje ku burri pretendon se është përplasur në rrugë nga një makinë, ndërsa prokuroria mendon se është rrezuar vetë nga përdorimi i alkoolit.
Ibrahim Gjonaj nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, i përfaqësuar në gjykatë nga avokati Qazim Gjonaj, kishte depozituar më herët në prokurori një kallzim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai thotë se ka qenë duke ecur në rrugën Sami Frashëri është goditur në trotuar nga një automjet. Ai thotë se ka mbetur i plagosur pa ndjenja. Ai ka qëndruar disa kohë në spital duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirugjikale në kokë, dhe është ekzakminuar edhe me thyerje të duarve dhe brinjëve.
Vetëm kur ka filluar të komunikojë, ai u ka treguar familjarëvë se është qëlluar nga një makinë që po ecte me shumë shpejtësi. Prokuroria ka depozituar në funksion të hetimeve deklarimet e disa personave si dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor që vërteton humbjen e ndërgjegjes së rëndë(koma) ndërsa këto dëmtime i ka klasifikuar si plagosje e rëndë.
Por disa muaj pas kësaj, organi i akuzës, sipas gjykatës, ka konkluduar se ka shkaqe ligjore qe nuk lejojne fillimin e ndjekjes penale, pasi në rastin konkret fakti nuk ekziston. Shtetasi Ibrahim Gjonaj, këto dëmtime thotë prokuroria mund ti ketë pësuar si rezultat i rrëzimit të tij dhe përplasjes së kokës në trotuar dhe se rrëzimi i tij mund të ketë ardhur si pasojë e konsumit të alkolit. Prokuroria pohon se në këto kushte, ndodhemi para një rasti fatkeq, sepse në vendin ku u gjet i dëmtuari nuk u gjetën mbetje të automjetit.
Pasi është njoftuar për pushimin e hetimeve, 56- vjeçari i është drejtuar menjëherë gjykatës penale, duke këmbëngulur se prokuroria nuk ka pyetur mjekët që e kanë vizituar, nuk ka administruar skanerat dhe analizat, nuk ka thirrur ndonjë ekspert të qarkullimit rrugor, nuk ka thirrur ndonjë ortoped për të treguar shkaqet e dëmtimit të këmbëve të tij dhe aq më shumë nuk është kryer kqyrja e vendngjarjes.
Në vendimin e saj, gjykata shprehet se nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore nuk janë kryer veprimet e domosdoshme hetimore ne vendngjarje, të paktën të bëhëj kqyrja e vendangjarjes. Sipas gjykatës, nuk janë pyetur mjekët, të cilët kanë pritur në urgjencë të dëmtuarin, ose një ekspert mjeko-ligjor i specialitetit ortoped, i cili të sqarojë momentin nëse Ibrahim Gjonaj ka patur dëmtime të gjymtyrëve dhe se nga kanë ardhur ato. Për këtë thotë gjyqtarja Elona Vorpsi, urdhërohet prokuroria të vijojë hetimet për këtë ngjarje.
Shkrime të tjera me interes:
- Totozani: Prokuroria mbylli dosjen pa bërë hetime Tiranë- Ky burrë që ndodhet në këtë foto është 60-...
- Skandali/ Prokuroria mbylli dosjen korruptive një javë para zgjedhjeve Tiranë- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të...
- Prokuroria mbylli dosjen e zyrtarit që fshehu pasurinë Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë së...