“Shqipëria bursa për studentët afganë”
Gjenerali Allen i rishprehu Kryeministrit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli, teksa vlerësoi kontributin dhe performancën e shkëlqyer të njësive shqiptare që veprojnë në Afganistan. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Gjeneralit Allen mirënjohjen për kontributin e paçmuar të SHBA për çështjen e drejtë të shqiptarëve në Kosovë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Republikës së Kosovës.
Gjatë bisedës, Gjenerali Allen e informoi Kryeministrin Berisha për zhvillimet e fundit në Afganistan, përpjekjen e jashtëzakonshme dhe arritjet e rëndësishme të ISAF, NATO-s dhe koalicionit për konsolidimin e sigurisë, por edhe të demokracisë në vend.
Gjenerali e informoi Kryeministrin Berisha për ecurinë e procesit të transformimit dhe i shprehu mirënjohjen më të thellë të tij, NATO-s dhe misionit të ISAF, por edhe SHBA-së për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të mbështetur misionin e ISAF dhe NATO-n në Afganistan, për sa kohe ato e konsiderojnë të nevojshme të ofrojnë kontributin e tyre në këtë vend.
Gjithashtu, gjenerali Allen vlerësoi si realisht bujare ofertën e qeverisë shqiptare për t’u dhënë bursa studentëve e studenteve afgane.Gjenerali Allen i theksoi Kryeministrit Berisha se vende si Afganistani mund te përfitojnë shumë nga shembulli i shkëlqyer i Shqipërisë në reformat e suksesshme dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e ftoi Gjeneralin Allen në një vizitë në Tirane, të cilën ai e pranoi me kënaqësi. /Start/
2012-04-15 20:08