E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria turistike” mbledh 100 operatorë në përvjetorin e Pavarësisë

Në përpjekje për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të industrisë së turizmit në vend dhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik të parpëlqyer, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së saj, “Albexpo Group”, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA), Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe me mbështetje të USAID-Rritje Albania, çelin këtë panair në Pallatin e Kongreseve më 25- 27 prill.

Në këtë ngjarje janë ftuar subjekte nga shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor dhe Rajonit, me qëllim afrimin e mundësive për bashkëpunim ndër-rajonal.

Për të krijuar një tërheqje më të madhe ndaj turistit, ky panair do të zhvillojë edhe bashkëbisedime për hartimin e paketave të përbashkëta turistike ndërshtetërore dhe promovimin e Ballkanit Perëndimor si njësi turistike e integruar.

“Shqipëria Turistike 2012” është konceptuar të jetë vendi më i përshtatshëm për të kontaktuar dhe zhvilluar lidhjet me njerëzit e duhur dhe organizatat, siç janë operatorët e turizmit me hotelet dhe resortet, institucionet qeveritare, bashkitë, portet dhe aeroportet si dhe partnerë të mundshëm biznesi, të cilët së bashku do të ndajnë përvojën, vizionet dhe projektet e tyre për te ardhmen.

Forumet e biznesit do të ofrojnë një mundësi ideale për liderët e bizneseve që të takohen, me qëllim krijimin e sipërmarrjeve të përbashkëta dhe të aleancave strategjike.
/Start/

                                                                                             2012-04-21 15:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›