Greqi, ekzekutohen e më pas digjen një shqiptar dhe një grek
MITILINI - Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në ishullin Mitilini të Greqisë, në zonën e quajtur Keramia Lesvos.
Një shtetas grek 30 vjeç dhe një shqiptar 39 vjeç u gjetën pa jetë sot në mëngjes në një kamion të braktisur, në një zonë rurale.
Sipas komunikatës për shtyp të policisë greke, nga hetimet e para u konstatua se dy burrat ishin vrarë me armë zjarri. Më pas për të humbur gjurmët, vrasësit i kishin vënë zjarrin kamionit ku u gjetën trupat, por zjarri e kishte dëmtuar vetëm pjesërisht atë pasi ishte shuar shpejt.
Shqiptari 39 vjeçar dhe 30 vjeçari vendas ishin raportuar të zhdukur nga familjarët në datën 19 Prill dhe për këtë shkak filluan menjëherë kërkimet.
Policia po kryen hetimet për zbardhjen e krimit të dyfishtë, ku viktimë mbeti edhe një shqiptar. Lidhje te tjera VIDEO: Greqi, gjenden të vrarë 2 persona, njëri shqiptar 39 vjeç