E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji lëshohet drejt Shkodrës, bashkë me frikën e përmbytjeve

Shkodër- Frika e përmbytjeve ka filluar të rikthehet në qytetin e Shkdorës dhe në rrethinat e saj teksa niveli i ujit ka filluar të përparojë drejt tokës.

Mësohet se 400 ha tokë janë aktualisht nën ujë teska banorët shprehen të shqetësuar se është rikthyer frikshëm fenomeni i kthimit të tokave të mbjella në ‘liqene’ ku mund edhe të peshkosh.

Në zonën Muriqat të Shkodrës fushat janë kthyer në liqene dhe peshkatarët kanë hedhur rrjetat për peshk, pasi uji përpiu prodhimet bujqësore.

Momentalisht nuk ka banesa të prekura nga uji por vërshimi i ujit ka prekur tokat e Muriqanit dhe ato të Obotit. Në përmbytjet e vjetshme u preken komunat Velipojë, Bushat, Dajç dhe një pjesë e qytetit por sinjali i parë i përmbytjeve u dha më bllokimin e urës së ‘Ded Gjo Lulit’.

Përmbytjet e Shkodrës shkaktuan dëmë të pallogaritshme materiale, frikë dhe panik të madh tek banorët që jetuan për javë të tëra mbi ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›