E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec: E zë korrentinë lokal, vdes 43 vjecari

POGRADEC - Ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është Arben Halilaj, pronari I lokalit të quajtur “Zemra e mirë “ në Hudenisht të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar. Burimet nga vendgjarja thonë se 43 vjecari ishte duke punuar për rregullimin e nje defekti elektrik në lokalin e tij kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia e cila mbërriti menjeherë në vëndgjarje konstatoi se në trupin e viktimës kishte shenja të ngjashme me ato të shkaktuara nga rryma elektrike.

Ndërkohë po hetohet më tepër për rastin në fjalë.

(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›