E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tablo absurde” rikthehet në teatër

Regjisori dhe autori kanë ecur tek e njëjta ide: diktatura shqiptare ishte një kohë e absurdit. Historia është zgjedhur të shihet nga këndvështrimi i një artisti e më saktë një piktori, duke e marrë lëndën e parë nga një ngjarje e vërtetë. Është historia e piktorit të njohur Guri Madhi dhe tablosë së tij “Mbledhja e Moskës”. E ekspozuar për herë të parë më 1974-n, kjo tablo iu nënshtrua disa ndryshimeve me karakter politik e jo artistik, të diktuara nga censura.

“Jemi kujdesur që për një orë e 40 minuta të sjellim jo vetëm një pjesë të një realiteti të dikurshëm, por edhe dramën e madhe të botës së artistëve edhe sot e kësaj dite. I gjithë mesazhi qëndron në raportet midis asaj që i ofron artisti shoqërisë dhe, nga ana tjetër, gjithë kalvari që përshkon jeta dhe vepra e tij, sepse edhe sot, sado që të zhvillohen dhe të ecin përpara institucionet dhe shoqëria, mendoj se do të ngelen gjithnjë të mangëta në të drejtat dhe liritë që i japin individit e veçanërisht artistit”, ka theksuar më parë regjisori Kutali.

Interpretojnë aktorët: Fatos Sela, Naun Shundi, Roland Trebicka, Olta Daku, Anila Bisha, Dritan Boriçi.

                                                                                             2011-01-18 14:44
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›