Greqi Problemi i racizmit kunder te huajve po vihet ne rend te dites

Drejtesia duhet te vendose sot se cdo te beje me pjesetaret e arrestuar per here te pare te organizates raciste Agimi i Arte gjate incidenteve te shenuara te shtunen ne darke ne sheshin Shen Panteleimoni ku ishte paralajmeruar te mbahej nje koncert ne shenje solidariteti ndaj imigranteve. Koncerti ishte nje nisme e organizatave antiraciste greke por edhe shoqatave te shumta te imigranteve kryesisht afrikanoaziatike pas mitingut te mbajtur ne sheshin para Universitetit te Athines nga organizatat antiraciste greke edhe shoqatat e imigranteve por edhe nenpunes shteterore ne shenje proteste kunder politikave te ushtruara ndaj imigranteve.
Forcat ekstreme te djathta por edhe qytetare te revoltuar sic prezantohen duke dashur te diferencohen nga organizata raciste Agimi i Arte pushtuan qe ne mengjes sheshin per te penguar mbajtjen e koncertit dhe e kthyen ne arene perleshjesh me forcat policore qe nderhyne per ti shperndare. Atmosfera u elektrizua se tepermi dhe policia e vene ne ndjekje te ekstremiteve nuk nguroi te hyje edhe brenda ne kishe kur mbahej mesha duke perdorur edhe gazin lotsjelles gje qe ndodh per here te pare dhe me te drejte shokoi opinionin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rruga Ermou
Disa deshen te organizojne nje aktivitet kunder deshires se qytetareve deklaroi Nikos Mihalolakos kreu i organizates Agimi i Arte i cili po shfrytezon me se miri revolten e banoreve te zones per shkak te perqendrimit te madh te klandestineve afrikanoaziatike dhe me votat e tyre arriti te zgjidhet dhe keshilltar bashkiak ne zgjedhjet vendore te nentorit te kaluar.
Gjendja eshte e tille qe nuk mohohet as nga zerat me te arsyeshem te banoreve te zones si Kostas Kotronis emigrante edhe vete ne Amerike ne vitet 80-te. Ne nje hapesire shume te vogel ka 2.500 drogaxhinj 3.000 vajza zezake qe shesin trupin e tyre 5.000 te pastrehe pothuajse 3.000 vete ne terresi qe jetojne ne kushte mjerante qe mua si grek me vjen turp per kete mjerim thote banori i zones Kostas Kotronis i cili ne dallim nga komshinjte e tij te tjere te revoltuar thote se duhet ti qendrojme me krahe shtetit qe dhe problemin tone te zgjidhim dhe keta njerez te jetojne ne kushte njerezore.
Por zera te tille nuk gjejne jehonen e duhur ashtu si edhe koncerti simbolik i ndjekur nga vete presidenti grek Papulias per bashkejetesen me te huajt i para nje muaji po ne kishen e Shen Panteleimonit si nisme e perbashket e Kryepeshkopit Ieronimos edhe Pallatit te Muzikes. Ne realizuam nje miting te madh qe kaloi mesazhin se nuk duam gardh as ne Evro as te Shen Panteleimoni i thote DW perfaqesuesi i organizates ANDARSIA i cili gjithsesi e shikon te izoluar pakicen raciste te Agimit te Arte dhe kritikon policine qe anuloi me ne fund mbajtjen e koncertit nga frika e incidenteve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Koncerte ne Athine kunder krizes
Por cfare po ndodh pertej Shen Panteleimonit me vete shoqerine greke dhe sa i mundshem eshte nje radikalizim i saj ne sensin konservator kunder imigrateve shte nje gjendje shume e veshtire se ve perballe nje pjese te varfer te shoqerise kunder nje pjese me te varfer te shoqerise qe jane imigrantet. Ne vend qe te shohin si kundershtare politikat qeveritare qe u reduktojne pagat dhe te drejtat sociale shohin si fajtore dhe viktimizojne lehte imigrantet qe jane akoma me te pambrojtur dhe te varfer se ata. Kjo krijon nje polarizim te madh ne shoqerine greke dhe zgjon reflekset konservatore duke u dhene mundesine pikepamjeve raciste dhe fashiste qe te gjejne terren te begate ne shoqerine greke te sprovuar nga kriza i thote DW anetari i Sekretariatit Politik te partise se majte Sinaspismos Dhimitris Stratulis. Politikani i majte grek nuk e mohon geton ne qender te Athines por e sheh si pasoje te boshllekut te krijuar nga mungesa e shtetit dhe politikave jo efikase te menaxhimit te imigracionit.
Por cila eshte zgjidhja per nje problem te mahisur me rreth 1 milione klandestine kufijte pothuajse te pambrojtur dhe nje politike imigracioni te manget Shikoni emigrimi eshte nje problem evropian dhe duhet te jepen zgjidhje evropiane. Jo me gardhe thote Dhmitris Stratulis dhe permend tri masa Rishikimin e Marreveshjes se Dublinit qe nuk i lejon Greqise te pajise klandestinet me dokumente udhetimi neper Evrope ku edhe duan te shkojne se dyti dhenien e azilit politik imigranteve te ardhur nga zona te luftes dhe se treti ndihmen ndaj vendeve te tyre me qellim qe te mbeten aty dhe te mos emigrojne neper Evrope. Por deri atehere shoqeria greke ftohet te kaloje nje sprove te veshtire dhe per vlerat dhe humanizmin e saj.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama