E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tërbohet” Vjosa, mbulon me ujë dhjetëra banesa

Përmbytje më të mëdha kanë ndodhur në zonën e Urës së Mifolit, ku rreth 23 banesa janë përmbytur plotësisht. Për këtë arsye, dhjetëra banorë kanë braktisur banesat e tyre gjatë orëve të natës nga frika se mos ujërat depërtojnë brenda ndërtesave të tyre. Përballë kësaj situate, kanë ndërhyrë edhe specialistët e emergjencave. Prefekti i Fierit, bëri të ditur sot se të gjithë banorët janë evakuar. "Niveli i ujit arriti në 7.5 m, nga 5.5 m që është pika kritike duke shënuar nivelin më të lartë në 3-4 dekadat e fundit", pohoi prefekti i Fierit, Bujar Hasaj. Ai bëri të ditur se "si pasojë e daljes nga shtrati tëVjosës, paraprakisht rezulton të jenë përmbytur rreth 510 ha tokë bujqësore dhe rreth 30 shtëpi të fshatit Ferras". Ndërkohë, qindra hektarë tokë tashmë është nën ujë, çka për banorët tashmë është bërë e zakontë. Shtabi i Emergjencave është mbledhur për diskutuar për masat që duhet të merren.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›