Ndërtimi i HEC-it, protestojnë banorët në Memaliaj
Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim për pronat dhe objektet e tjera, të cilat janë zënë për shkak të ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit. Megjithëse qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë banorët, këta të fundit pretendojnë se çmimet e përcaktuara nuk janë reale. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar një rivlersim nga ana e autoriteteve të çmimit të tokës. Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, banorët e katër fshatrave kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat.