E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, i ftohti ngrin edhe bankomatet!

MOSKë - I ftohti polar në Moskë ka arritur të ngrijë gjithçka, madje edhe bankomatet që nuk arrijnë të funksionojnë duke krijuar kështu kaos në kryeqytetin rus. Këto ditë, temperatura varion nga minus 20 deri në minus 28 gradë Celsius dhe kjo ka bërë që mekanizmat e bankomateve të ngrijnë plotësisht. Bankomatet kryejnë çdo procedurë në mënyrë korrekte, por në momentin që duhet të nxjerrin paratë, klientët rrinë në pritje me duar bosh. Ndërkohë, sipas njoftimeve, në Siberi, Urale dhe në veri të vendit, temperaturat kanë arritur deri në minus 50 gradë Celsius. Temperatura më e ulët, minus 54 gradë Celsius është regjistruar të enjten në distriktin autonom Nenetski, që ndodhet në brigjet e detit Barenc. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›