Topi mesazh ngushëllimi për çukajn
Në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Shtetit shprehet: “Në këto momente dhimbjeje e hidhërimi për humbjen e njeriut tuaj të dashur, dëshiroj të jem pranë jush për t’ju ngushëlluar dhe për të ndarë së bashku këto çaste të vështira njerëzore e familjare.Ndarja e parakohshme dhe tragjike nga jeta e Lekës erdhi e rëndë për të gjithë ne, miqtë, kolegët, dashamirësit, bashkëpunëtorët e tij si dhe u përjetua thellësisht. Leka do të kujtohet nga ne gjthnjë si një njeri me integritet shoqëror e profesional, një koleg i përkushtuar në profesionin dhe detyrat e tij, njeri korrekt e i ndershëm, gjithnjë në harmoni e mirëkuptim me ata që e rrethonin.Dhe një herë më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta si President i Republikës dhe si një njeri që ka patur rastin ta njohë dhe të bashkëpunojë nga afër me Lekën!”