E Diel, 1 Nëntor 2026

Vocaj: Kemi zbuluar 82% të veprave kriminale

Policia e Tiranës ka bërë analizën vjetore të punës. Drejtori i Policisë, Tonin Vocaj
vlerësoi punën e policisë gjatë fushatës dhe ditës zgjedhore , që sipas tij ka marrë vlerësim edhe nga OSBE-ODIHR. "Policia është konfirmuar si garante e rendit dhe qetësisë me gjithë forcat politike", theksoi ai,
Vocaj tha se gjatë 2009-ës janë evidentuar 4822 raste kriminale dhe është bërë i mundur zbulimi i 3941 rasteve, ose 82%.
Drejtori i Policisë së Tiranës shtoi gjithashtu se janë arrestuar 207 persona në kërkim dhe në bashkëpunim me Interpol Tirana janë ekstraduar 9 persona ndërohë që në kërkim janë 396 të tjerë.
Vocaj theksoi se gjatë 2009-ës janë përmbyllur me sukses 61 operacone policore ku më i rëndësishmi ka qenë operacioni "Hija e Natës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›