Topalli dhurata Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë
Zonja Topalli, u prit nga drejtues të ktij institucioni dhe më pas, qëndroi për më shumë se 30 minuta me fëmijët duke i uruar një Viti të Ri, me më shumë mbarësi dhe shëndet. “Falenderoj punonjëset e këtij institucioni për kujdesin që tregojnë ndaj këtyre fëmijëve, që ata të mos ndiejnë mungesën e prindërve. Kjo është një punë fisnike që kryeni ju, duke u qëndruar atyre pranë me dashuri dhe përkushtim” nënvizoi ajo. Sipas saj, përkujdesja ndaj këtyre fëmijëve, është shprehje e fisnikërisë dhe dashurisë njerëzore. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, uroi për një vit të mbarë të gjithë fëmijët dhe punonjëset e Shtëpisë së Foshnjes. Në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë, janë sistemuar 12 fëmijë të moshës 0-3 vjeç, të cilët janë braktisur nga prindërit e tyre.