“Time”: Mark Zuckerberg, personaliteti i vitit 2010

Miliardieri 26-vjeçar ishte subjekt i një filmi në vitin 2010.
Ndërsa më parë, lexuesit e revistës “Time” zgjodhën themeluesin e rrjetit kontraversial Wikileaks, Xhulian Asanzh, si personalitetin e vitit 2010, të ndjekur nga Kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdoan dhe Lady Gaga, teksa Zuckerberg u rëndit vetëm i dhjeti.
Në mesin e akuzave për përdhunime dhe ngacmime seksuale ky mund të interpretohet si një tjetër komplot nga njeriut që tronditi nga themelet diplomacinë amerikane me anë të publikimit të dosjeve sekrete diplomatike dhe dokumenteve lidhur me luftën në Irak e Afganistan.
Zgjedhja e personalitetit të vitit vazhdon që prej viteve 1920, me fituesin që del në faqe të parë.
Editori i “Time”, Richard Stengel, theksoi se rrjeti social i Zuckerbergut “ka ndryshuar mënyrën tonë të jetës”. Zuckerberg themeloi Facebookun gjatë vitit 2004, teksa vazhdonte studimet në Universitetin e Harvardit. Ky rrjet aktualisht ka më shumë se 500 milionë përdorues anekënd botës.
Në një komunikatë, Zuckerberg theksoi se “është një nderim për mënyrën se si skuadra jonë e vogël po ndërton diçka që qindra milionë persona duan ta përdorin për ta bërë botën më të hapur dhe të lidhur. Unë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj”.
Personaliteti i Vitit është një titull që editorët e revistës ia japin një figure që mendohet se ka pasur ndikimin me të madh në ngjarjet botërore – jo domosdoshmërisht pozitive.
Hitleri, Stalini dhe Ayatollah Khomeini janë disa nga fituesit e mëparshëm. Gjatë viteve të fundit, çmimin e kanë fituar figura më pak kontraversiale. Në vitin 2009 presonaliteti i vitit u shpall Ben Bernanke, kryetar i Rezervës Federale të SHBA-ve, ndërsa në vitin pararendës, Barak Obama./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-15 16:40
[