“Tinguj nga bota” pret gratë arbëreshe dhe kosovare

Edhe në edicionet e shkuara të festivalit "Tinguj nga bota", detaje prej folklorit shqiptar kanë qenë të pranishme. Në këtë edicion të 20-të janë zgjedhur të marrin pjesë këngëtare prej Kosovës dhe arbëreshëve të Italisë.
E titulluar "Zëra të grave shqiptare në Mesdhe", ky aktivitet në të njëjtën kohë do të jetë edhe ngjarja përmbyllëse e Festivalit të Muzikës Etnike, i cili organizohet çdo vit në Itali. Instrumenti shoqërues i këtyre zërave do të jetë defi, si instrumenti tipik i dasmave në Kosovën jugperëndimore.
Pjesëmarrëset nga Kosova, për herë të parë interpretojnë në një skenë, e megjithatë, sipas organizatorëve, ato kanë një talent dhe aftësi të mrekullueshme. Në të njëjtën mbrëmje do të interpretojnë edhe tre këngëtarë arbëreshë nga Shën Kostandin Shqiptari, një qytezë e vogël mes Kalabrisë dhe Lukanias. Edhe në këtë rast gjithçka lidhet me zërat femërorë që do të sjellin për publikun këngë, teksti i të cilave është në shqip, por ku ndihet tepër dialekti i vendit ku janë shpërngulur.
Publiku do të perceptojë pa vështirësi edhe dallimin mes gjuhës së pjesëmarrëseve nga Kosova dhe atyre arbëreshë. "Tinguj nga bota", që këtë vit feston 20-vjetorin e krijimit, është një festival kushtuar muzikës etnike të pastër. Gjatë këtij edicioni, i cili ka nisur më 24 tetor dhe që do të përfundojë më 28 nëntor, do të marrin pjesë disa grupe që vijnë nga vende të ndryshme.