Java e kulturës zvicerane

Për pesë ditë më radhë në katër qytete shqiptare do të shënohet Java kulturore zvicerane. Prishtina, Tirana, Shkupi dhe Prizreni do të jenë nikoqir të ngjarjeve dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do të organizohen nga data 5 deri më 11 nëntor. Gjatë këtyre ditëve, adhuruesit e artit do të kenë mundësi të shijojnë performanca teatrale, vallëzim bashkëkohor, videoinstalacione etj.
Koordinatori i Javës kulturore zvicerane Triple bill në Ballkan, Resul Jusufi, ka thënë se kjo javë është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin kulturor ndërmjet vendeve të Ballkanit gjegjësisht Kosovës dhe vendeve të tjera.
Gjatë kësaj jave në Prishtinë, Tiranë, Prizren dhe Shkup, do të ketë disa aktivitete kulturore, të cilat do të jepen për publikun e tre vendeve. Do të ketë një performancë nga Compagnie Linga, me koreografë Katarzine Gdaniec dhe Marko Cantalup, kurse do të vijë edhe reperi i njohur zviceran Roberto Garieri, ka thënë ai.
Jusufi ka thënë se do të ketë edhe një workshop, duke shtuar se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm dhe hap rrugën që të ketë bashkëpunime tjera në të ardhmen ndërmjet artistëve kosovarë dhe atyre nga vendet e tjera.