“Trafiku i organeve”, banorët e Gurrës përzënë KE-në
Përfaqësuesit e KE-së kanë hasur në bllokimin e banorëve të Gurrës të cilët kundërshtojnë me forcë akuzat e qeverisë serbe për trafik organesh të kryer nga ushtarët e UÇK-së në një banesë në fshatin e tyre.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, porse nuk ka mundur të "çajë" rrethimin e banorëve për tua liruar rrugën hetuesve drejt "shtëpisë së damkosur". Pas kësaj hetuesit e Këshillit të Evropës, të cilët udhëtonin me automjete te Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, kanë qenë të detyruar të largohen nga fshati.
Akuzat e Del Pontes
Sipas akuzatorëve (qeveria serbe dhe Carla del Ponte) bëhet fjalë për serbë të Kosovës, të mbajtur të burgosur, që u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999.
Sipas këtyre burimeve një numër i pacaktuar trupash janë trafikuar në Shqipëri.
Gjykatësja Del Ponte në librin e saj “The Hunt” të botuar në Itali i mëshon këtyre rasteve. Për këtë qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër duke hedhur poshtë çdo akuzë.
“Disa hetues të UNMIK dhe gazetarë kanë zbuluar shtëpinë në Burrel (pikërisht banesa në fshatin Gurrë) ku bëheshin këto operacione”, bën të ditur gjykatësja Del Ponte.
“Hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura gjatë operacioneve si dhe shenja gjaku në muret e shtëpisë dhe në dysheme”, rrëfen ajo.
Më pas Del Ponte shton se këto hetime u mbyllën sepse po bëheshin gjithnjë e më të vështira, thuajse të pamundura.