E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetvritet ne banese polici i burgjeve, shkak depresioni

Punonte si polic ne burgun e Zaharise por jo me. 30 vjecari ka shtene ne drejtim te vetes me armen e sherbimti duke gjetur vdekjen e menjehershme. Polciia dyshon se 30 vjecari mund te kete qene ne gjendje te renduar psikologjike 

KRUJE-Një polic i burgjeve është vetvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij në Krujë. Policia e këtij qyteti njofton se shtetasi Arjan Mërlika 30 vjec me detyre polic në burgun e Zaharisë ka shtënë në drejtim të vetes me armën e shërbimit. Si pasojë Mërlika ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kanë qënë familjarët e tij që janë terrorizuar nga të shtënat e armës dhe kanë gjetur më pas familjarin e tyre të pajetë. Policia aktualisht i ka ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, por dyshon më së shumti për një depresion të mujndshëm nervor nga ana e Mërlikës. Vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›