Shtrenjtohen mishi, librat e shërbimet shëndetësore
Si grup-mallra, kryesojnë rritjen e çmimeve në bazë vjetore mallrat që kanë lidhje me argëtimin e kulturën ku dallohet një rritje e çmimeve të librave, gazetave dhe revistave. Ky pasohet nga grupi i mallrave ushqimore me 5.6%
TIRANE-Inflacioni në muajin korrik arriti në 2.2 për qind në shkallë vjetore, njoftuan dje burime zyrtare nga Instituti i Statistikave. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 3.7 për qind. Si grup-mallra, kryesojnë rritjen e çmimeve në bazë vjetore mallrat që kanë lidhje me argëtimin e kulturën (+10.7%), ku dallohet një rritje e çmimeve të librave, gazetave dhe revistave në masën 32.1 për qind. Ky pasohet nga grupi i mallrave ushqimore, të cilat janë shtrenjtuar në total në masën 5.6 për qind, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhanet, në masën 3.5 për qind. Në ushqimoret, rekordin negativ vazhdon ta mbajnë perimet, përfshirë patatet, me çmime mesatare 26.8 për qind më të larta se një vit më parë, njofton INSTAT-i. Ndërkohë, mishi shënon një rritje çmimi prej afro 9 përqindësh dhe peshku 6.5% rritje. Frutat shiten, gjithashtu, 8.8 për qind më shtrenjtë se një vit më parë. Shërbimet shëndetësore janë 5.5% më të shtrenjta, ndërkohë që edhe mallrat shtëpiake shtrenjtohen me 6.4%.
Komunikimi shqiptarëve u kushton sivjet 19% më pak se vjet, kryesisht si pasojë e uljes së tarifave të celularëve, transporti rreth 7% më pak dhe veshmbathjet rreth 1% më pak.
Gjatë muajit korrik çmimi i naftës shënoi një rritje prej 1.4 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe çmimi i benzinës 2.1 për qind. Kurse indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.3 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 0.5 përqindësh, pas një ndryshimi në rritje të regjimit të akcizave, të vendosur nga qeveria. Indeksi i grupit “Shëndeti” shënoi një rritje mujore prej 1.2 përqindësh, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të medikamenteve dhe produkteve të tjera farmaceutike me 1.3 për qind. Në grupet e tjera, ndryshimet mujore variojnë nga -0.2 për qind në +0.6 për qind.
(d.b/GSH/BalkanWeb)