Fier në pranga 2 të rinj, akuzohen për grabitje me maska
Policia e Fierit bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasit Gëzim Bacinozi 24 vjec dhe Hysni Xhafa 26 vjec, të dy banues në fshatin Ndermenas. Dyshohet se 2 të rinjtë kryenin vitet e fundit grabitje me armë dhe maska në aksin Patos-Ballsh.
FIER- Vihen në pranga dy të rinj të dyshuar si autorë të disa grabitjeve me armë dhe maska në segmentin rrugor Patos-Ballsh.
Policia e Fierit bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasit Gëzim Bacinozi 24 vjec dhe Hysni Xhafa 26 vjec, të dy banues në fshatin Ndermenas. Dyshohet se dy të rinjtë kryenin vitet e fundit grabitje me armë dhe maska në aksin rrugor Patos-Ballsh, pikërisht te vendi i quajtur Lajthitë e Visokës.
Aksioni për arrestimin e tyre është kryer rreth orës 21:00 të së henës në të dalë të qytetit të Fierit. Policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip Fiat ku udhëtonin dy të rinjtë, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri të tipit kallashnikov, maska dhe doreza, prova këto që i implikojnë të rinjtë në veprën penale të vjedhjes me armë, për të cilën akuzohen.
Kreu i policisë së Fierit, Shemsi Prenci ka dekalruar se dy të arrestuarit kanë qënë nën hetim për javë të tera me metodat speciale të hetimit, ndërsa sot është bërë arrestimi i tyre në flagrancë.
(e.n/BalkanWeb)