E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Gjirokastër takim për situatën e furnizimit me ujë

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime ka zhvilluar sot një takim me punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në lidhje me situatën e furnizimit me ujë për qytetin. Gjatë mbledhjes u diskutua edhe problemi i ujrave të zeza. 

GJIROKASTËR- Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime ka zhvilluar sot një takim me punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në lidhje me situatën e furnizimit me ujë për qytetin. Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi problematikat në lidhje me këtë fenomen, si dhe situatën aktuale e cila sipas Bimës paraqitet e përmirësuar, ndonëse ka ende probleme.
“Viti i sivjetëm ka një shërbim më të mirë nga ndërmarrja e ujësjellësit por edhe nga shërbimi i kanaleve të ujrave të zeza.” u shpreh Bime.
Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe përsa i përket problemit të ujrave të zeza, ku Bime ka përmendur investimet e bëra në lagjen Zingjira, tek Kodra e shtufit si dhe mbrapa Drejtorisë së Policisë të qarkut Gjirokastër. Por nuk ka lënë pa përmendur edhe disa lagje të konsideruar si problematike në lidhje me këtë cështje, për të cilat është bërë projekti dhe pritet që investimi të zbatohet në muajin shtator.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›